Mediat zviceriane reagojnë ndaj Xhakës
Problemet me shqiptarët dhe kosovarët nuk kanë të sosur. Rasti më i ri ka të bëjë me futbollistin me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, për shkak të thirrjes së tij në rrjetin social “Twitter”, ku shkruan "Forca Shqipëri".Opinioni zviceran i është kthyer kundër mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka dhe bindjeve të tij pro kombëtare.Ndonëse sa kishin shënuar fitore në Oslo ndaj Norvegjisë, zviceranët kanë reaguar ndaj kosovarit për shkak se Zvicra ndeshjen e ardhshme e luan më 11 Tetor në Tiranë kundër Shqipërisë.Ata madje janë futur në imtësi si koha kur ai e ka dërguar mesazhin, pas ndeshjes Norvegji - Islandë dhe deri sa rezultatin ishte ende 1:1.Media zvicerane, në veçanti portali “Sport.ch”, ka shkruar se Xhaka ka bërë së pari një "tweet" për Zvicrën e pastaj për Shqipërinë. Mesfushorit të njohur nga Bundesliga i është kujtuar edhe fakti që ka kënduar himnin shqiptar. Por, ata pyesin pse Xhaka nuk e këndon himnin e Zvicrës? "Sepse nuk mundem. Nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë, sepse prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër", tha futbollisti.Xhaka nuk është kursyer as nga letra e hapur që i ka dërguar opinionit shqiptar, para ndeshjes së parë Zvicër - Shqipëri. Krejt në fund sikur në ironi, përmendet fakti që nëse ky profil në internet nuk është i Granit Xhakës, ky medium i kërkon falje.