Bale takon Ronaldon, këtë javë debuton

Gareth Bale është më në fund me idhullin e tij Cristiano Ronaldo, para fillimit të seancës së parë stërvitore me Real Madridin. Uellsiani pritet të debutojë me klubin e ri të Shtunën ndaj Villarrealit, dhe ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij të re.Sapo ka mbërritur, ai u përshëndet nga njeriu kryesor i Los Blancos, CR7, të cilit ia theu rekordin si transferimi më i shtrenjtë në histori. 24-vjeçari fillimisht ka bërë stërvitje fizike me një trajner dhe pastaj i është bashkuar skuadrës së përbërë nga Iker Casillas, Luka Modric, Karim Benzema, Daniel Carvajal, Alvaro Morata, Nacho dhe Jese. Pas ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, Gareth Bale më në fund ka mundësinë që të debutojë me fanellën e Real Madridit. Por gazeta britanike "Daily Mail" ka njoftuar se lojtari i vlefshëm mbi 100 milionë euro do të fillojë lojën në anën e majtë të mbrojtjes.Lojtari më i shtrenjtë në botë mund të luajë vetëm në mbrojtje, pasi trajneri Carlo Ancelotti, ka mbetur pa dy mbrojtësit e majtë, Marcelo dhe Fabio Coentrao që mungojnë si shkak i lëndimeve që kanë pësuar gjatë ndeshjeve me kombëtaret. Marcelo u dëmtua gjatë ndeshjes që Brazili shkatërroi Australinë me rezultat 6:0,  ndërsa mungoi në ndeshjen miqësore kundër Portugalisë të Martën.Kjo ia bënë të pamundur uellsianit që të fillojë lojën në fazën e sulmit përkrah Ronaldos. Por ende asgjë nuk është e vendosur pasi ai mund të luaj edhe në sulm gjithsesi do të ngelet në dorën e Ançelotit se në cilin pozicion do ta hedh në fushë.