Higuain: Ja pse ika nga Reali

Sulmuesi argjentinas i Napolit, Gonzalo Higuain, ka këmbëngulur se nuk do të pendohet që u largua nga Real Madrid gjatë kësaj vere, pasi ka zbuluar se ishte i pakënaqur në atë klub. Bomberi 25-vjeçar, kapi shifrën e mbi 100 golave në La Liga gjatë kohës së tij në radhët e "Los Blancos", por shpesh ka përfunduar në stol gjatë sezonit të tij të fundit, gjë e cila arriti kulmin me vendimin e tij për të kaluar te Napoli për shumën e 37 milionë eurove."Kam pasur disa momente të mëdha te Real Madridi, por edhe momente lumturie. Kam vuajtur për shkak se nuk isha gjithmonë duke luajtur. Ndonjëherë jam aktivizuar si zëvendësues i Benzemas dhe e kam shfrytëzuar shansin për të provuar vlerën time përsëri. Unë gjithmonë do t'u jem mirënjohës tifozët të Realit, sepse ata treguan për mua shumë dashuri gjatë shtatë viteve në atë klub", ka thënë Higuain për "La Sexta".Argjentinasi me bluzën e Realit ka zhvilluar 122 gola në 264 ndeshje dhe ka dhuruar 46 asist. Ndërsa me mbërritjen te Napoli ai deri tani ka zhvilluar 2 ndeshje zyrtare duke shënuar një gol. Trajneri Rafael Benitez beson shumë në vlerat e argjentinasit që mbështetet shumë mirë nga Hamshik.