Franca përmbys Bjellorusinë, shkëlqejnë Riberi dhe Pogba

Franca ka mundur më në fund të marrë një fitore të madhe dhe me përmbysje ndaj Bjellorusisë. Gjelat u gjendën dy herë në disavantazh por arritën që të përmbysin rezultatin fal dy yjeve të skuadrës, Riberi dhe Pogba. Sfida u shndërrua në një film dramatik, teksa vendasit kalojnë menjëherë në avantazh me Filipenkon, që bën një goditje të bukur me kokë në zonë.Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën skuadra e Deshamp do të hyjë e zemëruar në kërkim të golit. Ishte Frenk Riberi që vetëm pas disa sekondash shënon golin e barazimit. Lojtari më i mirë i Uefas, godet mirë nga pika e bardhë  e 11-metërshit duke mos i dhënë shanse portierit kundërshtarë.Bjellorusët e kthyen përsëri avantazhin përmes Timofey Kalachev, vetëm pas 10 minutash,  por sërish ishte anësori i Bayern Mynihut ai që barazoi pas disa minutash.Samir Nasri, shënoi golin e epërsisë për gjelat, kurse Paul Pogba largoi dilemën për fituesin. Ylli I Juventusit shënon pas një asisti të dhuruar nga Valbuena.Franca ka 14 pikë pas shtatë ndeshjeve dhe ka po aq pikë sa edhe Spanja në vendin e parë. Spanja ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe si duket do të jetë ekipi që do të kualifikohet drejtpërdrejtë, kurse Francën do ta presë 'play-offi'.