Anglia dhe Ukraina , "Luftë dhe paqe"
Anglia ka arritur të mbajë vendin e parë në Grupin H, pasi ka barazuar 0-0 me Ukrainën në stadiumin "Olimpiski". Me gjithë këtë barazim, “Tre luanët” nuk kanë mundur të sigurojnë kualifikimin.Në Kiev u zhvillua ndeshje e barabartë mes këtyre skuadrave, ku Ukraina kishte përkrahjen e tifozëve vendas. Përfaqësuesja e Anglisë ishte kompakte, por vendasit tejet të motivuar nuk lejuan asnjë gol.Trajneri i Anglisë, Roi Hoxhson, hedh në fushë një skuadër pas asnjë sulmues të mirëfilltë që kishte për synim të mbronte rezultatin. Vendasit sulmojnë që në fillim, duke shkuar shumë pranë golit. Hart është treguar i jashtëzakonshëm me ndërhyrjet e tij. Dueli ka qenë mjaftë i ashpër me ndërhyrje nga të dyja ekipet, por që në fund përfundoi në paqe me një rezultat të bardhë. Në fund, të dyja skuadrat dolën në fushë të kënaqura, me miqtë më të gëzuar, pasi ngelen sërish në kryesim.Me këtë barazim Anglia ka 16 pikë në venin e parë, një pikë më shumë se sa Ukraina në vendin e dytë dhe Mali i Zi në vendin e tretë, dhe tre pikë më shumë se sa Polonia në vendin e katërt. Në Grupin H asgjë nuk ka mbaruar ende. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet direkt dhe atë që do të shkojë në fazën e plejofit.