Italia kualifikohet për në Botëror

Në Torino ka festë. Italia ka arritur një fitore të vështirë por të merituar ndaj Çekisë, për të arritur edhe zyrtarisht një biletë për në “Brazil 2014”.Të kaltërit luajtën më mirë në fillim të takimit, por moskonkretizimi i rasteve nga Baloteli, bëri që Libor Kozak, të kalonte miqtë në epërsi pas 19 minutash lojë. Prandeli shikon që në lojën e Italianëve ka mangësi ndaj vendosë të ndryshojë skemën. Pjesa e parë do të mbyllet me këtë rezultat.Në fillimin e fraksionit të dytë të lojës është Libor Kozak ai që do të humbiste një rast shumë të pastër. Më pas, Baloteli i jep sinjalin e parë portierit Çeh, ndërsa  Giorgio Chiellini barazoi rezultatin në minutën e 51-të. Tre minuta më vonë, Mario Balotelli shënoi nga pika e bardhë për 2-1 duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi, 2-1.Në minutat në vijim, Italia e mbron mirë rezultatin e arritur, ndërsa Çekia vazhdon të këmbëngulë. Të kaltrit dhe Prandeli kanë të drejtë të gëzohen pas këtij suksesi në "Juventus Stadium", ndërsa tashmë për teknikun italian ngelet misioni i ndërtimit të skuadrës për në Botëror.Pas kësaj fitore, Italia ka 20 pikë në vendin e parë dhe ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar për eleminatoret e Botërorit.