Zvicra i afrohet Brazilit

Kombëtarja e Zvicrës ka mundur me rezultatin 2:0 Norvegjinë, në një ndeshje jo të lehtë në Oslo. Pas një rezultati jo shumë të mirë në shtëpi ndaj Islandës ku barazuan 4-4, ishte momenti i duhur që zvicerianët të hedhin një hap të madh drejt botërorit. Skuadra e Otmar Hitcfeld, ju gëzua rikthimit të Inler ndërsa më shumë u lumturua nga dy golat e mbrojtësit, Fabian Shar.Ai luajti vetëm ndeshjen e  tretë për Zvicrën dhe shënoi golat vendimtarë. Pas vetëm 12 minutash lojë, edhe pse dallohet për goditjet standarte, Norvegjia nuk mundi të ndalë goditjen me kokë të Shar, që zhbllokoi rezultatin. Vendasit më pas kërkuan golin e barazimit por nuk mundën ta gjejnë atë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat ndërsa me fillimin e së dytës ishte i njëjti autor si në golin e parë, 21 vjeçari e dërgoi topin sërish në rrjetë.Zvicra pati edhe raste të tjera me Stioker dhe Xhakën por nuk mundën të shënojnë të tjerë gola. Dje ka luajtur gjithë ndeshjen Behrami ndërsa Xhaka dhe Shaqiri kanë luajtur deri në minutën 90. Xhakën e ka zëvendësuar Senderos ndërsa Shaqirin, Blerim Xhemajli.Me fitoren kundër Norvegjisë, Zvicra jo vetëm që ka stabilizuar edhe më tepër vendin e saj të parë në grup por është fare afër kualifikimit të saj për Kampionatin Botëror “Brazil 2014”. Kështu Zvicra ka 18 pikë pas 8 ndeshjeve dhe do të luaj më 11 Tetor në Tiranë ndaj Shqipërisë.