Hollanda pret biletën për “Brazil 2014”
Kombëtarja e Hollandës ka siguruar pjesëmarrjen për në Botërorin e Brazilit. Tre pikët e fituara në ndeshjen ndaj Andorës kanë qenë të mjaftueshme për të marrë vizën për në Rio.Miqtë e nisin më mirë ndeshjen duke qenë të rrezikshëm. Uesli Shnajder në minutën e 30-të lëshon një goditje që përfundon larg portës. Në pjesën e dytë do të shfaqej edhe heroi, Robin Van Persi, që realizoi dy gola. Në minutën e 50-të futbollisti i Manchester United pas një goditje të bukur shënon një supergol. Pas katër minutash Van Persi përfiton nga një gabim I mbrojtjes dhe i portierit mik për të shënuar golin e dytë. Kështu do të mbyllej edhe i gjithë takimi që u dominua nga miqtë ndërsa vendasit nuk mundën që të bënin surprizën.Hollanda bën pjesë në Grupin D dhe ka arkëtuar 22 pikë pas tetë ndeshjesh, me tetë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Hungaria. Tashmë kanë ngelur edhe dy ndeshje të tjera, por për tulipanët nuk ka shumë histori.Me dy golat në këtë përballje, Van Persie kaloi Dennis Bergkampin duke u bërë futbollisti i dytë në histori të kombëtares që ka shënuar më shumë gola. Vendi i parë i takon Patrick Kluivertit, të cilin RVP pritet ta kalojë shumë shpejt.