Tohir te Inter me 16 Shtator, tifozët vendosin kushte
Të Shtunën e 16-Shtatorit do të luhet sfida mes Interit dhe Juventusit, ndërsa 18 orë më pas, Masimo Morati dhe Erik Tohir, do të hedhin lapsin mbi letër për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për shitjen e aksioneve.Mediat italiane raportojnë se biznesmeni indonezian do të blejë nga 50 deri në 70 për qind të aksioneve. Kontaktet e para mes të dyja palëve filluan që 10 muaj më parë, por katër muajt e fundit janë shoqëruar nga takime të shumta për të gjetur një akord.Me 12-Shtator, palët do të takohen sërish për të vendosur detajet e fundit, por nuk do të ketë asgjë të re sa i përket hapave ligjorë, pasi gjithçka është e vendosur. Morati ka nevojë për burime të reja financiare dhe tashmë i ka gjetur ato, por ai sërish nuk do të qëndrojë larg klubit zikaltër. Brenda marrëveshjes ka edhe një klauzol morale ose garanci për tifozët se presidenti i tanishëm në marrëveshje do të ketë kushtin që Tohir do të jetë i angazhuar për një periudhë minimale prej tre vjetësh, për ti dhënë frymëmarrje projektit të financave në këto faza: Së pari Kthimi në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. Qëllimi për të fituar kampionatin e sezonit 2014-2015, dhe të ketë një buxhet pa humbje deri në Qershor të vitit 2016-të. Të merret pronësia e stadiumit në vitin 2017-2018.Të gjitha këto janë në mendjen dhe në dëshirat e tifozëve të Interit dhe Moratit, presim të shohim reagimin e Tohir për pretendimet.