Totti vlerëson Rudi Garcian

Ikona e Romës, Francesco Totti, ka lavdëruar trajnerin e tij aktual, Rudi Garcian.Sipas kapitenit të "verdh e kuqve", Garcia është trajneri i duhur për "romakët". Totti lavdëron punën që po bën ish trajneri i Lillës. Ai mendon se Roma me këtë trajner mund të arrijë gjëra të mëdha në këtë sezon të garave. Pasi ka mbetur i kënaqur me punën e bërë deri në këto çaste nga ish trajneri i Lilës, duke e cilësuar si njeriun për tu ndjekur në rrugën drejt suksesit."Shpresoja të ishte një trajner i madh, dhe më pas ai e demostroi që ishte i tillë. Fatmirësisht kemi gjetur trajnerin e duhur për të ardhmen. Ne do të përpiqemi ta ndjekim sa më shumë të jetë e mundur, pasi duke pasur këtë konsideratë për të, mund të arrijmë gjëra të mëdha", ka thënë Totti.Roma nën urdhëratë e Rudi Garcias e ka nisur mjaft mirë sezonin në Seria A, duke arritur dy fitore, e duke mos pësuar asnjë disfatë.Ndërkohë me të njëjtën monedhë i është përgjigjur kapitenit edhe trajneri Rudi Garcia. 49-vjeçari vlerëson Tottin jo vetëm për atë që përfaqëson në skuadër, por edhe për kualitetin e tij teknik, duke e cilësuar si një nga futbollistët më të mirë që ka stërvitur ndonjëherë. Nën drejtimin e trajnerit francez, Roma e ka nisur mirë sezonin, duke marrë dy fitore në dy javët e para.