Nani: Moyes më bindi për të qëndruar
Anësori i Manchester Unitedit, Nani, tha se menaxheri David Moyes e ka bindur atë që të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me klubin. Portugezi kishte vetëm edhe një vit në kontratën paraprake dhe skuadra të shumta kërkuan nënshkrimin e tij gjatë merkatos së verës, mirëpo ai vendosi të qëndronte në “Old Trafford”."Jam shumë i kënaqur me kontratën time të re te Manchester Unitedi. Kjo verë nuk ishte e lehtë, por pas shumë mendimesh dhe bisedimesh me David Moyes, besoj se ishte zgjidhja më e mirë. Mendoj se mund t'i sjellë shumë gjëra Unitedit. Kam pasur oferta tjera të rëndësishme, por pa një sfidë superiore që do të më bënte të largohesha nga United", është shprehur Nani për “The Mirror”.Mesfushori Nani nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi në 3 javë kampionat është aktivizuar vetëm 27 minuta në sfidën e fundit të humbur nga United, në fushën e Liverpool ndaj të kuqve. 26 vjeçari ka vuajtur dëmtimin duke mos pasur mundësinë për tu aktivizuar shumë. Trajneri David Moyes, e cilëson si një lojtarë titullarë por duhet që ai të kthehet në kondicionin e duhur fizik. Deri atëherë portugezi do të ngrohë stolin dhe do të mbështesë shokët e ekipit.