Benzema në qendër të vëmendjes në Bernabeu

Largimi i Gonzalo Higuain i ka hapur rrugën Karim Benzema që të marrë frenat e sulmit të Realit dhe njëkohësisht të ketë mbi supe një peshë aspak të lehtë përgjegjësie. Klubi e largoi argjentinasin duke dashur ti japë me shumë besim francezit, dhe në fakt në këtë fillim sezoni nuk ka qenë keq, por tifozët madrilenë mendojnë ndryshe.Numrat deri tani mbështesin punën e francezit që ka shënuar dy gola në tre ndeshje, të dyja kritike në fitoret ndaj Betis dhe Granadës. Përveç kësaj, ai e ka ndihmuar skuadrën duke dhënë dy asist. Dy gola dhe dy asist në fakt janë një statistik e mirë dhe vet klubi është i kënaqur por në “Bernabeu” nuk mendojnë kështu. Në dy ndeshjet e luajtura në shtëpi, francezit i është dashur të dëgjojë edhe fishkëllima nga tifozeria, që i përkasin sfidës nda Betis kur u zëvendësua me Moratën dhe me Atletikon.Trajneri i Realit, Ançeloti pas ndeshjes së fundit foli për francezin dhe për situatën e tij në lidhje me tifozët."Benzema dhe Di Maria duhen duartrokitur. Tifozët nuk duhet të fishkellejnë, pasi nuk bëjnë mirë. Karim luan në një pozicion të ndryshëm nga i tiji, ndaj puna e tij duhet duartrokitur" - tha tekniku Italian.Benzema ka shënuar me bluzën e galaktikëve plotë 89 gola në 186 ndeshje, duke qenë një lojtarë gjithmonë titullar.