Shqipëria luan shpresën e fundit në Islandë, për "Brazil 2014"

Kombëtarja Shqiptare do të luaj sonte në mbrëmje sfidën e jetës përballë Islandës. Vendasit do të kërkojnë një tjetër fitore pas asaj që arritën në Tiranë ndërsa skuadra e De Biazit ka vetëm një synim të fitojë dhe të vazhdojë të ëndërrojë për në botëror. Sfida e fundit ndaj Sllovenisë edhe pse u humb, u dominua nga kuqezinjtë duke treguar se skuadra është në rrugën e duhur, por goli mungon. Shqipëria ka zhvilluar dje edhe stërvitjen e fundit , ndërsa De Biazi ka marrë indiciet finale për formacionin që mund të hedhë sonte në mbrëmje.Strategu italian duket se do të konfirmojë pritshmëritë duke hedhur në fushë formacionin 4-4-2.Në portë do të jetë gardiani i Lacios, Berisha, në mbrojtje nga e djathta do të rikthehet në postin e tij Dallku. Cana dhe Teli do të formojnë dyshen e qendrës, ndërsa Lila do të luaj në vend të Agollit të pezulluar, në mesfushë Rama dhe Roshi do të luajnë nga krahët ndërsa Basha dhe Kaçe do të formojnë dyshen e qendrës, në sulm do të luajnë Çani dhe Salihi. Me këtë vendosje taktike, i sakrifikuari është Bulku ndërsa Kaçe ka fituar besimin e De Biazit. Kombëtarja  pritet të luaj shumë me goditjet standarte dhe do të shfrytëzojë në maksimum hapsirat e krijuara nga kundërshtarët, duke ju falur shpejtësisë së Roshit dhe teknikës së Ramës.Kundërshtarët nga ana tjetër pritet të mos kenë shumë ndryshime nga takimi I fudnit 4-4 me Zvicrën. Kështu në portë do të jetë Halldorson, në mbrojtje do të luajnë Skulakson, Sigurdson, Arnason dhe Sevarson, në mesfushë do të luajnë Danielson, Gunarson, Bjernason dhe Sigurdson, në sulm do të luajnë Gudmunson dhe Sigorthson.Kombëtarja Shqiptare pritet të mbështetet nga 200 tifozë që kanë sfiduar temperaturat e ulta dhe motin e paqëndrueshëm në Rekjavik. Ndeshja e sotme do të gjykohet nga një treshe angleze ku kryesor do të jetë Andre Marriner. Kompanitë e basteve favorizojnë vendasit me koefiçentin 2.1, barazimi 5, ndërsa fitorja e Shqipërisë ka koefiçentin 3.3.Shqipëria sonte do të luaj një ndër shanset e fundit drejt "Brazil 2014". Nga Berisha te Salihi kombëtarja e De Biazit do të tentojë hakmarrjen dhe rihapjen e "ëndrrës" që është më pranë se asnjëherë tjetër.