Buffon: Nuk është turp të barazosh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 13:44
Gianluigi Buffon është i kënaqur me barazimin pa gola të Juventusit ndaj Fiorentinës, pavarësisht se Bianconerët dështuan të krijojnë shanse të vërteta gjatë takimit.“Ne ishim të lodhur sonte, siç ishin mund të ishin të lodhur edhe kundërshtarët, duke marrë parasysh se ata kanë luajtur të shtunën. Ata ia dolën mirë”.“Mund të thuash se Fiorentina ka një trajner të mirë dhe sistem taktik në të cilin ata besojnë. Nuk është turp të barazosh në një ndeshje si kjo”.“Ne vuajtëm, por ata kishin tre ose katër raste të rrezikshme shënimi. Fakti që kemi mbajtur portën e paprekur do të thotë se është një pikë e merituar”, ka thënë Buffon.