Shpresat do të ndeshen me yjet e Spanjës

Sonte në mbrëmje kombëtarja shqiptare U21 do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e katërt të eleminatoreve të Kampionatit Evropian.Kundërshtare as me pak dhe as më shumë do të jetë Spanja. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të kërkojë rezultatin e parë pozitiv pas tre humbjeve në takimet e para. Ndeshja pritet të jetë shumë e vështirë duke parë edhe nivelin e kundërshtarëve që nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi në vitet e fundit po dominon futbollin botëror.Kombëtarja spanjolle, edhe ajo ka shumë probleme, ku skuadra ka pësuar shumë ndryshime. Kështu trajneri Julen Lopetegiu, ka luksin që në ekip ka dy talente si Alvaro Morata dhe talentin e Atletiko Bilbaos Muniain. Trajneri i shpresave tona pritet të hedh në fushë këtë 11-she:Në portë do të jetë Teqja, në mbrojtje Rrahmani, Gjokaj, Fejzullahu dhe Matoshi, në mesfushë do të jenë Bunjaku, Batham , Gino, Abazi dhe Hoxha, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Neziraj.Shqipëria nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë duke u mundur nga Hungaria, Bosnje Hercegovina dhe Austria, ndërsa Spanja mban vendin e dytë në grup me 3 pikë por me një ndeshje më pak se kryesuesit e Hungarisë. Ndeshja e katërt eliminatore për skuadrën e Gegës starton sonte në orën 20:30.