Kombëtarja shqiptare do të luaj me dy sulmues

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit në Slloveni për sfidën ndaj Islandës, ndërsa sot do të mbërrijë në Island. Tekniku De Biazi ka preferuar që seancën e djeshme ta kryej me dyer të mbyllura. Italiani ka marrë edhe dy lajme të mira, pasi Ergys Kaçe dhe Hamdi Salihi, do të jenë të gatshëm për të luajtur, pasi i kanë kaluar me sukses problemet që kanë shfaqur pas ndeshjes ndaj Sllovenisë.De Biazi duket se ka vendosur edhe për formacionin që do të hedhë në fushë, dhe për vendosjen taktike të kombëtares. Kështu në portë Berisha nuk do të lëvizë, në mbrojtje Shqipëria do ti gëzohet rikthimit të Dallkut, në qendër pritet të konfirmohet dyshja Cana-Teli, ndërsa Lila pritet të spostohet në krahun e majtë. Në mesfushë, De Biazi duket se ka vendosur të luaj me 4 mbrojtës dhe jo me 5. Kështu Roshi, Kaçe, Basha dhe Rama do të mbështesin dyshen e sulmit që me shumë mundësi do të përbëhet nga Salihi dhe Çani.Shqipëria në përballjen e ditës së nesërme do të bëjë pa 5 futbollistë. Agolli është i pezulluar për kartona, Orges Shehi, Shkëlzen Gashi me Vullnet Bashaj dhe Sabien Lilaj nuk janë në kushtet e duhura optimale dhe me shumë mundësi nuk do të luajnë nesër.Kombëtarja shqiptare do të vuaj në Island edhe temperaturat e ulta që varjojnë në rreth 10 grad celsius. Sot kuqezinjtë do mbërrijnë në Islandë, në një udhëtim të gjatë prej 4 orë e gjysmë. Loja nesër do të jetë e përqëndruar te nga krahët, ku Rama dhe Roshi do të djersisin shumë, ndërsa Kaçe do të jetë organizatori i skuadrës. Përballja e së nesërmes do të jetë shumë e rëndësishme për fatet e kombëtares sonë dhe për "ëndrrën Brazil 2014"