Zidan: Bejl nuk vlen 100 milionë Euro

Legjenda franceze, Zinedine Zidane, ka dhënë një deklaratë të papritur duke thënë se transferimi i ri i Realit të Madridit, Gareth Bale, nuk e arsyeton shumën e parave që është blerë.Ndihmës trajneri i Los Blancos, i cili për shumë vite e mbajti rekordin si futbollisti më i shtrenjtë kur kaloi nga Juventusi në Santiago Bernabeu (2001), ka thënë se 100 milionë Euro është një shifër të cilën nuk e arsyeton asnjë futbollist."Para dhjetë vitesh mua më blenë për 75 milionë Euro dhe unë thashë se nuk vleja aq. Edhe tani mendoj se asnjë lojtar nuk mund ta ketë këtë vlerë. Është futbolli, fatkeqësisht. Është e pakuptueshme të paguash aq shumë para", ka thënë 41-vjeçari për Canal Plus, ndërsa më pas e ka lavdëruar kualitetin e uellsianit."Bejl është një lojtar që ka potencial të jashtëzakonshëm, të cilin e ka demonstruar gjatë tre viteve të kaluara dhe është padyshim në mes të tre futbollistëve më të mirë. Por, ai akoma mund të përparojë. Mendoj se mund t'i sjellë shumë Madridit", ka shtuar Zizu.Kështu duket që telenovela Bejl do të vazhdojë derisa të dal edhe kontrata e tij, pasi të gjithë janë të pa bindur lidhur me shifrën e transferimit të uellsjanit. Nëse është 100 milionë Euro apo më pak.