Ançelotti: Do ta bëj dyshen Ronaldo-Bale
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka paralajmëruar se Gareth Bejl dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë së bashku në një system të ri loje në mënyrë që ata të bashkëpunojnë sa më mirë së bashku, duke mos qenë asnjëri i avancuar më shumë se tjetri. Tashmë Ronaldo mund të mos luajë më në rolin e sulmuesit qëndror te Real Madridit, sepse Ancelotti që si duket e sheh Ronaldon në krah bashkë me Bejlin."Ronaldo nuk do të shfrytëzohet si sulmues, mendoj se ne do të punojmë me një sistem që mund të sjellë më të mirën prej të dyve. Do të vendos në fushë lojtarët më të mirë dhe ku ata ndihen më së miri. Gjithçka po shkon vërtet shumë mirë. Real Madridi është klub i madh dhe është mirë i organizuar" - tha Ançeloti.Me pas tekniku Italian foli edhe për prurjen më të re, Garet Bejl, që erdhi për një shifër rekord prej 100 milion eurosh."Unë pa kurrfarë dyshimi jam i bindur se Bale do të shkëlqejë. Nuk ka pasur problem që të adaptohet. Ekipi ka ndryshuar pak që prej kohës kur ka ardhur. Ai është lojtar i madh dhe është i ri. Ai nuk ka dashur asgjë më shumë se sa të vij këtu dhe të luaj për Real Madridin dhe jam i sigurt se ai do të bëjë mirë", është shprehur Ançelotti për UEFA.com. Me këtë lëvizje të ish-strategut të PSG, Ronaldo do të rikthehet si mesfushor i avancuar në krahun e djathtë ashtu siç ka pas luajtur dikur me Manchester United.