Zidane: Ribery dhe Ronaldo e meritojnë Topin e Artë

Zinedine Zidane thotë se atij do t’i pëlqente ta shohë ose Cristiano Ronaldon ose bashkëkomasin e tij Franck Ribery të ngrejë trofeun e Topit të Artë këtë vit.Ribery u shpall Lojtari më i Mirë Evropian nga UEFA pasi fitoi tripletën me Bayernin sezonin e kaluar, dhe shihet si kandidat edhe për çmimin tjetër prestigjioz.Dhe Zidane beson se 30-vjeçari e meriton çmimin për sezonin e tij, por mendon se po aq atë e meriton edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.“Shpresoj se do të jetë njëri prej këtyre dyve, të dy vërtet e meritojnë atë. Nëse do të kishte dy Topa të Artë, do t’ua jepja të dyve. Siç është situata, është vetëm një, por nuk jam unë ai që vendos!”, ka thënë Zidane.