Zvicra befasohet nga Islanda
Zvicra është befasuar nga Islanda në minutat e fundit . Miqtë arritën të bëjnë një rikthim të jashtzakonshëm të rezultatit nga 1-4 në 4-4. Në këtë ndeshje nga fillimi për Zvicrën startuan Shaqiri, Behrami, Xhaka dhe Xhemajli.Gudmundsson e hapi serinë e golave me një gol në minutën e tretë për 1-0. Zvicra u kthye për të shënuar edhe tre herë. Xhaka dha një top për Lichtsteinerin që të realizojë golin e barazimit 1-1, ndërsa më pas Schar kaloi në epërsi Zvicrën.Shaqiri më pas dha një asist për Lichtsteiner, i cili shënoi golin e dyë përsonal dhe të tretin për vendasit. Blerim Xhemajli në minutën e 54 shënoi nga penalltia për 4-1 dhe duke bërë të gjithë të mendojnë se helvetikët e siguruan fitoren.Kështu nuk menduan islandezët, të cilët u zgjuan nga gjumi për të shënuar tri herë. Sigurdsson realizoi golin e dytë, ndërsa më pas dha një asist për për Gudmundsson i cili shënoi golin e tretë.Pikërisht ishte Gudmundsson, i cili kompletoi tripletën personale në minutën e fundit shtesë për 4-4 dhe rezultatin përfundimtar.Zvicra pas këtij barazimi është në vendin e parë me 15 pikë, katër pikë më shumë se Norvegjia në vendin e dytë dhe pesë pikë më shumë se Shqipëria dhe Islanda që ndajnë pozitën e tretë dhe të katërt. Zvicra luan të martën Norvegjisë në Oslo, para udhëtimit tjetër në "Qemal Stafa" në tetor.