Gjermania "niset" drejt Brazilit

Nuk ka ëndrra të këqija për favoritet e grupeve. Në përballjen e grupit C, Gjermania kaloi pastër 3-0 Austrinë. Gjermania zhvilloi një takim shumë të mirë përballë Austriakëve. Sinjalin e parë e jep Kedira që me një goditje nga jashtë zone nuk e gjen dot portën, ndërsa Klose disa minuta me vonë frenohet nga portieri për të shënuar golin e avantazhit.Goli i parë erdhi nga sulmuesi i Lazios në minutën e 33-të që barazon kështu rekordin e Gerd Myler me 68 gola me fanellën e panzerave. Sulmuesi është zot në zonën e sulmit teksa shtyn një top fal instikteve të tij të jashtëzakonshme.Në pjesën e dytë është Toni Kros që fal një goditje spektakolare nga jashtë zone lë të shokuar portierin mik që nuk ka shanse ta devijojë. Muller vendosi firmën e rrjetës së tretë. Sulmuesi i Bajernit shënon pas një aksioni të bukur të iniciar nga Toni Kros dhe të përfunduar prej tij. I gjithë stadiumi është ne festë me lojën spektakolare të panzerave.Me këtë sukses, Gjermania ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke u afruar edhe më shumë me botërorin Brazil 2014. Suedia nga ana tjetër fitoi po ashtu me rezultat 2-0 dhe qëndron në vendin e dytë me 14 pikë.