Ibrahimoviç: Jap jetën për Mourinhion

Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët më të talentuar,kontravers dhe enigmatik. Tabloidi prestigjoz britanik "Daily Mail", zbulon pjesë nga libri autobiografik i Zlatan Ibrahimoviç. Boshnjako-suedezi fliste me lëvdata për ish trajnerin te Inter Jose Mourinho, duke pranuar se portugezi e transformoi në një lojtar të mirë, të gatshëm për "vdekur" për të. Gjithsesi nëse Mourinho e kishte shndërruar në një lojtar të madh, për Pep Guardiolën Zlatan theksonte se e transformoi në një futbollist të keq. Në librin e tij, i cili është publikuar së fundmi i titulluar "Unë jam Zlatan Ibrahimovic", ai ka deklaruar admirimin e tij për Jose Mourinhon."Jose Mourinho është një yll i madh. Ai ka qenë menaxheri im tek Inter. Unë e dua atë. Ai është lider i ushtrisë së tij. Por ai është i kujdesshëm po ashtu. Ai më telefononte gjatë gjithë kohës tek Interi duke më pyetur se si po ia kaloj. Ai është plotësisht e kundërta e Pep Guardiolas" janë disa nga fjalitë në librin autobiografik të suedezit.31-vjeçari u shpreh se "Special One" punonte më shumë se të tjerët e se mendonte për futbollin 24 orë në ditë."Mourinho ishte një njeri që do të vdisja për të. Përgjatë kampionatin Europian të vitit 2008 u informova se Mourinho, tekniku im i ri tek Inter, do të më telefononte dhe mendova: a ka ndodhur ndonjë gjë? Ai vetëm dëshiroi të më thoshte: Do të jetë kënaqësi të punojmë se bashku dhe pres që të takohemi së shpejti. Mourinho kurrë nuk kishte drejtuar ndonjë klub Italian por ai e fliste italishten më mirë se unë. Ai kishte mësuar gjuhen për 3 javë. Dhe unë nuk e kuptova se çfarë dëshironte saktësisht të më thoshte. Pasi e kthyem bisedën në anglisht e kuptova, ky djalë kujdeset për mua. Unë nuk kam takuar kurrë një trajner të tillë që di pothuajse çdo gjë për kundërshtarët. Ai dinte gjithçka madje edhe numrin e këpucëve të portierit të tretë" ishin fjalët me të cilat sulmuesi shtatlartë e përshkruan portugezin Mourinho.Ibra tregon momentin kur kishte shkuar në St.Albans për tu takuar me Arsene Wenger dhe aty kishte parë lojtar të kalibrit botëror si Thiery Henry,Patrick Vieira dhe Dennis Bergkamp. Megjithatë transferimi i suedezit kishte dështuar në çastet e fundit .