Anglia shkatërron 4-0 Moldavinë
Moldavia nuk ishte kundërshtarë i denjë për Anglinë. Në takimin në Grupin H, Anglia ka mposhtur në Ëembley lehtësisht Moldavinë me rezultat 4-0. Anglia u paraqit në këtë takim pa Sturridge dhe Rooneyn të cilët nuk u grumbulluan fare, por kjo nuk ishte fare problem për Roy Hodgson. Goli i parë për anglezët erdhi nga Steven Gerrard, i cili gëzoi tifozët në minutën e 12-të kur shënoi pas asistit të mesfushorit të Çelsit Frank Lampard për 1-0. Tre luanët luajnë shumë më mirë se kundërshtari dhe e kërkojnë me ngulm edhe golin tjetër që e gjejnë pas disa minutash.Golin e dytë e shënoi Lambart pas një rromuje në zonë. Për golin tjetër mendon Ëelbeck,i cili shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë edhe një gol nga Ëelbeck (51') ishte ai që vendosi rezultatin përfundimtar prej 4-0 në favor të Tre Luanëve. Në Grupin H, Anglia është në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa Mali i Zi në vendin e dytë. Ukraina është në vendin e tretë me 14 pikë. Anglia luan ndaj Ukrainës në ndeshjen e ardhshme, sfidë që pritet me shumë interes për të përcaktuar edhe fatet e këtij grupi.