"Eurobasket 2013", Maqedonia befason Serbinë, fiton edhe Lituania

Surprizat në Kampionatin Evropiani të Basketbollit për meshkujt nuk kanë të sosur. Pas dy ndeshjeve të para me surpriza edhe në ndeshjet e treta nuk kanë munguar befasit.Kombëtarja e Maqedonisë, ka mundur Serbinë.Maqedonasit falë një loje të fortë në mbrojtje dhe një sulmi të saktë ka shënuar fitore me rezultat të thellë prej 89:75. Pas kësaj fitore përfaqësuesja maqedonase ka një fitore dhe humbje,ndërsa Serbia ka një humbje dhe dy fitore.Ndërkaq, edhe Franca ka arritur të triumfojë në ndeshjen e fundit të kësaj mbrëmje. Francezët mposhtën Izraelin, pasi duke siguruar një fitore me rezultat të thellë 82:63. Franca tani ka dy fitore dhe një humbje, ndërsa Izraeli mbetet pa asnjë fitore nga tre ndeshje të zhvilluara.Por ka pasur fitore edhe nga ekipe të mëdha. Kështu Lituania ka shënuar arritur një fitore. Basketbollistët lituanez triumfuan kundër atyre të Letonisë me rezultat 76:71. Pas këtij suksesi, përfaqësuesja e dikur e kampionit evropian, Lituanisë ka dy fitore dhe një humbje në grupin B, po aq sa kanë edhe reprezentuesit letonez.Ndërkaq, edhe Belgjika ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme kundër rivalit kryesor të grupit A. Belgët kanë triumfuar ndaj kombëtares së Britanisë së Madhe me rezultat 67:59. Belgët tani kanë dy fitore dhe një humbje ndërsa britanikët në konton e tyre kanë një fitore dhe dy humbje.