Fiton Spanja, mundet Franca
Spanja ka arritur një tjetër fitore me rezultat 2-0 në transfertën e vështirë në Finlandë, ndërsa Franca ka barazuar pa gola me Gjeorgjinë, duke i dhënë një tjetër pamje grupit I që tashmë ka diktatin e Spanjës.Spanja ishte favoritja e madhe për të fituar ndaj Finlandës dhe e dominoi gjithë takimin. Iberikët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar disa herë portën e vendasve por arrijnë të kalojnë në avantazh vetëm ne minutën e 19-të me anë të Jordi Albës, që merr një asist të bukur nga Cesk Fabregas.Finalnda e kishte shumë të vështirë të organizohej për të rrezikuar portën e spanjollëve. Ata u shfaqën të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve. Në minutën e 68-të është Alvaro Negredo ai që do të realizojë golin e dytë për Spanjën.Nga ana tjetër nuk pati gola fare në ndeshjen e zhvilluar në Gjeorgji, ku Franca dështoi të fitonte për të mbajtur hapin me Spanjën. Skuadra e drejtuar nga Didier Deshamp nuk shkoi më shumë se një barazim pa gol.Francezët rrezikuan gjatë gjithë ndeshjes, por nuk mundën do të të realizojnë. Valbuena dhe Riberi ishin dy lojtarët më të rrezikshëm, por nuk arritën në fund të shënojnë edhe golin e fitores. Nga ana tjetër miqtë u munduan tu bënin ballë francezëve më anë të kundërsulmeve.Me rezultatet e djeshme Spanja vazhdon të ngelet në vendin e parë me 14 pikë, ndërsa Franca ka tre pikë më pak. Finlanda mban vendin e tretë me gjashtë pikë më pak dhe ka shumë pak mundësi për kualifikim.