Cana: Handanovic, më i miri në botë
Kapiteni legjendar i përfaqësueses së Shqipërisë, Lorik Cana, pas humbjes 1-0 ndaj Sllovenisë, ka thënë se rastet në gol nuk munguan, por fatkeqësisht në portën e kundërshtarit ishte portieri më i mirë në botë, Samir Handanovic. Shqipëria mbrëmë në pjesën e dytë pati më shumë se 6-7 mundësi të pastra shënimi, por të gjitha u pritën nga portieri i Interit, Samir Handanovic, i cili mund të ciëlsohet pa frikë se ishte edhe lojtari i ndeshjes me pritjet fantastike që bëri."Mirëmëngjesi shqipe. Të mërzitur në maksimum të gjithë jemi për humbjen e pamerituar dje. Por, ne jemi shqiptarë dhe nuk e ulim kokën asnjëherë. Tani të mendojmë për ndeshjen me Islandën që do të jetë vendimtare për ne dhe gjithë kombin. Ndeshja jonë e jetës do jetë ajo. Të ulim kokën dhe të punojmë fort për të arritur rezultat pozitiv të marten. E di që jeni të hidhëruar por rastet për shënim nuk na munguan dje dhe fatkeqësisht në portë për ta ishte portieri më i mirë në botë për momentin. Por, me besim do ja dalim. Para Shqipëria!", ka shkruar Cana në faqen e tij zyrtare në Facebook.Lorik Cana luajti mbrëmë në qendër të mbrojtjes por nuk pati shumë punë më sulmin kundërshtarë sepse Sllovenia nuk sulmoi shumë.