Super Bayern, Super Shaqiri, 3 gola, 3 pikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2012, 13:31
Bayern Munchen nuk ka të ndalur në Bundesliga. Skuadra bavareze e ka fituar ndeshjen e radhës me Wolfsburg me rezultat 3 me 0.Në këtë takim luajti mjaft mirë Xherdan Shaqiri, i cili u aktivizua për 90 minuta, duke mos u zëvëndësuar për asnjë minute. Schweinsteiger realizoi golin e parë në minutën e 24.Xherdan Shaqiri asistoi për mrekulli në minutën e 57, ndërsa Mandzukic realizoi për 2 me 0. Mandzukic shënoi edhe golin e tretë në këtë ndeshje në minutën e 65. Bayern mbetet skuadra e vetme pa humbje në Bundesliga pas 5 javëve të para duke shënuar 5 fitore