Fabregas: Refuzova Manchester United

Manchester United ka provuar deri në ditët e fundit të merkatos verore, por ka parë ti përplaset dera në fytyrë nga Cesk Fabregas. Ka ndodhur pikërisht kështu sepse ka qenë vetë numri 4 i Barcelonës që i ka thënë jo ofertës faraonike të 'Djajve të Kuq'."Kur kam ardhur këtu e dija shumë mirë që në ndonjë klub tjetër mund të kisha fituar diçka më shumë dhe të luaja më shumë. Edhe te Arsenali mund ti kisha disa mundësi më shumë", ka deklaruar katalanasi për 'Radio Cadena Cope'."Por ëndrra ime ishte ajo për të ardhur te Barcelona dhe tani nuk dua më të largohem kurrë, edhe se më kanë ofruar dyfishin e rrogës", ka zbuluar Cesk, që i është referuar ofertës së United.Gazeta britanike 'The Sun' ka folur për një ofertë tre herë më të mirë se ajo që përfiton aktualisht katalanasi, që gjithsesi nuk ka dashur të largohet nga Barcelona. 'Në këtë moment nuk mendoj për gjë tjetër veçse për të fituar me Barcelonën". Milionat e Manchester United mund të presin.Ai gjithashtu tha se dëshiron që ta mbyll karrierën e tij me skuadrën blaugrane sepse dëshiron që të fitojë edhe trofe të tjerë. Fabregas luan vitin e  tretë me Barcelonën, skuadër me të cilën deri tani ka zhvilluar 101 ndeshje duke realizuar 29 gola por duhet theksuar se hapësirat nuk kanë qenë shumë të mëdha për të.