Lipi: Seria A e mbipopulluar me të huaj
Ish-trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, ka mbështetur pasardhësin e tij në krye të kombëtares, Çesare Prandelli, i cili një ditë më parë theksoi se numri i madh i të huajve është problem për futbollin italian. Lipi i ka këshilluar klubet e Serisë A që të mos i lënë anash talentet italianë, duke sjellë numër të tepërt të futbollistëve të huaj."Ka shumë të huaj në futbollin italian. Pajtohem me Prandellin në këtë çështje. Nuk kam probleme me ekipet që blejnë lojtarë të huaj të rëndësishëm. Por nëse ndonjë klub blen dikë të huaj vetëm sepse ka pasaportë tjetër, nuk mund t'i mbështes", ka thënë Lipi.Tekniku Italian ka kritikuar skuadrat italiane të cilat nuk I aktivizojnë shumë talentet vendas."Nuk është mirë që mbi 50 për qind e lojtarëve në Serie A janë të huaj. Nëse vazhdon ky trend nuk do të ketë më hapësirë për të rinj premtues si Manolo Gabiadini, Marko Verrati dhe Lorenco Insinje. Mbaj mend kur Çiro Ferrara ishte nën drejtimin e U21 të Italisë dhe nuk kishte opsione të tjera, por të ftonte lojtarë nga Serie B dhe C. Ne rrezikojmë të rikthehemi në atë situatë sërish dhe kjo më brengos", ka shtuar Lipi.Tekniku i Gangzhu Evergrande ka drejtuar për 4 vjet Italinë duke arritur edhe të fitojë Kupën e Botës në vitin 2006. Fillimisht e ka drejtuar Italinë nga viti 2004-2006 dhe më pas nga 2008 në 2010.