Ja situata në grupin e Shqipërisë

Sonte në mbrëmje në grupin E do të zhvillohen edhe takime të tjera që do të përcaktojnë fatet e këtij grupi. Kështu në orën 19:00 Norvegjia do të luaj një sfidë jo shumë të lehtë ndaj Qipros.Vendasit nuk mund ti lejojnë me vetes një hap fals pasi kanë vetëm 8 pikë dhe luajnë shansin e fundit për të vazhduar shpresën për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për miqtë e mbetur në fundin e tabelës me vetëm katër pikë ka shumë pak shanse.Në orën 20:30 krahas sfidës së kombëtares sonë ndaj Sllovenisë, në fushë do të jetë edhe Zvicra kryesuese që do të pres Islandën.Miqtë kanë një pika më pak se Shqipëria dhe do të tentojnë surprizën ndaj zvicerianëve por do ta kenë shumë të vështirë pasi skuadrës së Hitcfeld i duhet patjetër një fitore.Zvicra e Shqiptarëve në rast se fiton mund t'i bëjë mirë edhe kombëtares sonë që në këtë rast do të ruante edhe vendin e dytë. Nga ana tjetër një fitore e mundshme e Norvegjisë do at dërgonte më 11 pikë.Kombëtarja Shqiptare duhet të vazhdojë të mendojë se "botërori" nuk është shumë larg, shanset ekzistojnë.