US Open, Nadal vazhdon të shkëlqejë
Rafael Nadal ka vazhduar me formën më të mirë në karrierën e tij në turneun e US Open. Spanjolli në çerekfinale e eliminoi bashkëkombësin Tomy Robredo pa ndonjë problem duke fituar vetëm në tre sete që zgjatën vetëm 36 minuta.6:0, 6:2 dhe 6:2 ishte rezultati i tre seteve pas të cilave ish-numri një I botës siguroi vendin në mesin e katër më të mirëve në këtë turne.Ne gjysmëfinale tenisti nga Mallorca që nuk ka humbur asnjë gam gjatë shërbimeve të tij do të përballet me francezin Richard Gasquet, i cili arriti gjysmëfinalen e parë në ndonjë Grand Slam turne në karrierën e tij. Gasquet e eliminoi David Ferrerin pas një ndeshje të gjatë dhe me shumë kthesa në rezultat e cila zgjati plotë tre orë e 23 minuta.Te femrat Victoria Azarenka, ka marshuar sigurt drejt finales. Bjellërusja në çerekfinale eliminoi sllovaken, Daniela Hantuchova me 6:2 dhe 6:3 në sete, ndërsa na gjysmëfinale do të takohet me befasinë e turneut, italianen Flavia Pennetta e cila arriti gjysmëfinalen e parë në ndonjë turne të madh. Peneta mposhti bashkëkombësen e saj, Roberta Vinci 6-4, 6-1 në sete.