UEFA dënon me 27 mijë euro Kukësin

Kukësi krahas krenarisë dhe përfitimeve të mëdha financiare të marra në Europa Ligë tashmë është detyruar të vuaj edhe pasojat e para. Goditja e parë ishte humbja ndaj Lushnjës ndërsa e dyta erdhi dje kur UEFA e dënoi me 27 mijë euro skuadrën verlindore për shkak të sjelljes së tifozëve në stadiumin "Qemal Stafa".Dje në adresë të klubit kanë mbërritur disa shkresa nga UEFA, që janë vendime të komisionit disiplinor të këtij institucioni. Kukësi është dënuar me 14 mijë euro gjobë për shkak të hedhjes së shisheve dhe fishekzjarre në përballjen me Sarajevon, ndërsa për për takimin me Metalurg Donjeck, shifra e gjobës është 13 mijë Euro.Por Kukësi nuk ia hedh me 27 mijë Euro në total, sepse janë në shqyrtim edhe relacionet e sfidës me Trabzonsporin, që me siguri kanë prova të mjaftueshme për ta dënuar skuadrën e Armando Cungut me një tjetër gjobë të majme. Vendimet e disiplinorit të UEFA-s i kanë ardhur si një tjetër goditje për presidentin Safet Gjici, që ka bbërë investime të mëdha në këtë ekip.Krahas ndërtimit të stadiumit të ri., ai ka blerë shumë futbollist cilësor në merkaton e verës dhe është në kërkim të trofeut të Kampiones së Shqipërisë. Përgjegjësi për gjobat e vëna nga UEFA kanë pa dyshim edhe forcat e rendit, që janë treguar të paafta për të identifikuar dhe shoqëruar personat që e ngatërrojnë mbështetjen e skuadrës së zemrës me sjellje që janë ta patolerueshme nga qeveria e futbollit evropian.