Sot ndeshja me Slloveninë,Shqipëria në kërkim të realizimit të "ëndrrës"

Sot në mbrëmje, sytë, zemra dhe mendja e të gjithë shqiptarëve do të jetë në stadiumin "Stozicë" në Slloveni. De Biazi dhe kombëtarja shqiptare luajnë ndeshjen më të rëndësishme të eleminatoreve të "Brazil 2014'.Në fushë do të zbresin 11 lojtarë që mund të kthehen në heronj. Në orën 20;30 kundërshtarët do të jetë Sllovenia e Katanec që do të kërkoj një fitore duke e parë edhe kontigjentin e lojtarëve që ka në dispoziocion.Epoka e re që ka nisur de Biazi është në kulimin e saj dhe tashmë nevojiten rezulta pozitive edhe jashtë fushe. Edhe pse me mungesa të shumta Shqipëria do të mundohet t'i jap sa më shumë probleme vendasve të cilët në letër janë favorit. De Biazi gjithmonë ka ngurruar ta bëjë publike formacionin anti-Slloveni por me shumë mundësi do të hedh në fushë këtë 11-she.Formacioni do të jetë 4-2-3-1:Në portë është gardiani Berisha, në mbrojtje do të luajnë Lila nga e djathta, në qendër Cana dhe Teli ndërsa majtas Agolli. Në mesfushë dy motorrat përpara mbrojtjes do të jenë Bulku dhe Basha, ndërsa përpara tyre Kaçe, Roshi , Rama ose Vila. Ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Çani.Për Shqipërinë do të munjgojnë 5 lojtarë të rëndësishëm si Dallku, Mavraj, Meha, Vajushi dhe Kukeli ndërsa katër kosovarët Abrashim Gashi, Vullnet Basha dhe Agon Mehmeti.Ndërkaq Sllovenia është shprehur shumë optimiste përpara fillimit të sfidës duke u shprehur të sigurt se do të marrin një rezultat pozitivë përballë kombëtares shqiptare. Trajneri Katanec ka  pasur shuam dyshime në lidhje me formacionin por pritet të hedh në fushë këtë 11-she. 4-2-3-1Në portë do të jetë gardiani i Interit, Hadanoviç, në mbrojje Jopkiç, Iliç, Kelhar, Brecko. Në mesfushë Kurtiç, Krhin, Kampl, Birsa ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Novakoviç.Kombëtarja jonë në të kaluarën ka luajtur 6 takime, me Sllovenin. , ku vendasit kanë  fituar 3, kanë humbur 1 dhe ka barazuar në dy raste. Gjyqtari i takimit do të jetë Hungarezi Istvan Vad. Kompanitë  basteve favorizojnë Sllovenin me koeficient 1.95, barazimi kuotohet 3.5 ndërsa fitorja e Shqipërisë 3.75. Rreth 4 mijë tifozë Shqiptarëe do ët mbështesin kombëtaren tonë sot në stadiumin "Stozic".De Biazi dhe djemtë e tij duhet të vazhdojnë ëndrrën e bukur që kanë ndërtuar deri tani dhe ta përfundojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.