Disiplina, 4 dënime përjetë, përjashtohen Peci, Saliko, Shupe e Lico
Komisioni i Disiplinës, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur duke marrë parasysh ankesat e mbërritura rreth ndeshjeve të fundit. Pas një mbledhjeje që zgjati disa orë, janë arritur këto konkluzione:-Lojtari i Teutës, Bledar Mancaku, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.- Lojtari i Skënderbeut, Renato Arapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.- Zyrtari i Partizanit, Paro Laci, për nxitje të braktisjes së ndeshjes dënohet me pezullim nga aktivitetet për 12 muaj.- Lojtarët e Gramozit Evis Peci (trajneri), Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes me pasoja të rënda për shëndetin, përjashtohen përjetësisht nga aktivitetet e futbollit.- Gramozi për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive të organizimit të ndeshjes dënohet me 50.000 lekë gjobë.