Riberi: Dua të luaj për kombëtaren e Francës
Mesfushori i Bajernit të Munihut, Franck Riberi, i cili është grumbulluar në kombëtaren franceze për dy ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit 2014 kundër Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, që zhvillohen më 6 e 10-Shtator, ka deklaruar se synimi i "Gjelave" është kualifikimi në Brazil."Më pëlqen shumë të luaj për kombëtaren franceze dhe të shkojë bashkë me të në Brazil. Shumë njerëz ëndërrojnë të marrin pjesë në një Botëror të zhvilluar në Brazil. Do të bëjmë gjithçka që të shkojmë atje. Do të jetë e vështirë, por duhet të sillemi si burra, të jemi të përqëndruar dhe të luajmë në 100% të mundësive tona", ka theksuar Riberi.Ai më tej ka folur edhe për çmimin e fituar si lojtari më i mirë i Evropës nga UEFA. "Gjithmonë është kënaqësi e madhe të fitosh trofe të tillë, të shpallesh më i miri në Evropë përpara Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Ashtu siç kam thënë dhe më parë, tani po kaloj një moment madhështor dhe kjo është e mrekullueshme", ka shtuar Riberi.Riberi për momentin është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe është kandidati kryesor për të fituar edhe topin e artë për këtë sezon duke konkurruar edhe dy yjet, Mesin dhe Ronaldon, që kanë dominuar futbollin Evropian sezonet e fundit.