Bejl admiron futbollin spanjoll

Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Gareth Bale, thotë se ai është rritur duke ndjekur futbollin spanjoll. Ish-anësori i Tottenhamit, këtë javë kompletoi kalimin e tij te Real Madridi për 100 milionë euro, një rekord i ri botëror sa u takon transferimeve në futboll."Kur isha i ri, kisha disa shokë të afërt dhe ne gjithmonë e pëlqenim futbollin evropian. Real Madridi në atë kohë, ishte forcë dominuese dhe ne gjithmonë e ndiqnim Realin. Mbaj mend pushimet familjare, të cilat i bënim në Spanjë, dhe ktheheshim me fanella të Real Madridit dhe i vishnim ato jashtë dhe gjithmonë pretendonim se ishim ata lojtarë kur luanim në park" tha Bejl .Por mesfushorit Gareth Bale, nuk i është premtuar vendi i titullarit te skuadra e Real Madridit. Kështu insiston ndihmësi i Carlo Ancelottit, Paul Clement, bënë të ditur të Mërkurën mediat e huaja.Bale 24-vjeçar, ditë më parë u transferua te Reali nga skuadra e Tottenhamit për një dëmshpërblim rekord prej 100 milionë eurosh. Mediat spanjolle raportojnë se uellsiani mund të debutojë me fanellën e Realit në ndeshjen kampionale kundër Villarrealit (14-Shtator)."Konkurrenca për një vend në ekip është shumë e fortë, kështu që as Bale nuk e ka vendin e garantuar të titullarit. Kjo është më së e qartë", është shprehur Clement.Me ardhjen e Bejl, Ançeloti do të ketë shumë më tepër alternative, ndërsa mezi pret ardhjen në formë të uellsjanit për të formuar një 11-she të frikshme për çdo ekip.