Lacio, kërcënohen me vdekje Lotito dhe Igli Tare

Duket se merkato e Lazios nuk u ka pëlqyer tifozëve të saj. Ata kanë shprehur hapur kundërshtimin duke dërguar me mijëra email drejt drejtuesve të klubit. Madje një pjesë e mirë e këtyre ishin kërcënuese. Aty kishte edhe kërcënime me jetë drejtuar presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare.Inati i tifozëve lacial ishte mos arritja e akordit me një sulmues. Dëshira e parë e tyre ishte turku Yilmaz, por pjesë e kërkesave ishin edhe Qualgliarella dhe Gilardino, por në fund asnjë prej tyre nuk u bë pjesë e skuadrës bardhekaltër duke shtuar zemërimin ndaj dyshes Lotito-Tare."Do të përfundoni të gjithë të varur" apo "Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë", ishin esenca e disa prej mesazheve. Ndërkohë që vetë Tare për mungesën e transferimit te Lazio të Burak Yilmaz, ka fajësuar agjentin e futbollistit turk, që kërkoi një shumë të madhe për transferimin e tij, por nga ana tjetër duket se gota është mbushur për tifozët që kërkojnë një skuadër më kompetitive.Gjatë kësaj merkatoje, Lazio ka afruar në skuadër mesfushorët Bigla dhe Anderson, mbrojtësin Novaretti, sulmuesin Bryan Perea dhe portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.Igli Tare prej katër sezonesh është drejtor sportiv i klubit lacial.