Lushnja zbret me këmbë në tokë Kukësin
Kukësi humbet busullën. Pas eksperiencës së shkëlqyer europiane të kësaj vere, në debutimin e tyre në Superligë për këtë sezon, skuadra e Armando Cungut është mundur nga debutuesit e Lushnjes.Vendasit kanë arritur të debutojnë në mënyrë më të mirë të mundshme në rikthimin e tyre në Superligë, pas katër sezonesh në kategorinë inferiore. Gjithçka është vendosur në minutën e 54-të, pas një goli të Loren Trashit, ish lojtarit të Gramshit i cili debutonte për herë të parë në kategorinë më të mirë të futbollit shqiptar.Pjesa e parë e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, ka qenë deri diku e barabartë, ku të dyja skuadrat si Kukësi dhe Lushnja kanë pasur nga një rast për të shënuar por pa arritur ti konkretizojnë në mënyrën më të mirë. Në pjesën e pare, ajo që bie në sy është një pretendim nga lagunarët e Banos, që pas një aksioni të bukur pretendojnë për një 11 metërsh, ndërsa tifozeria lushnjare reagon mjaft ashpër ndaj këtij rasti.Pjesa e dytë fillon me sulme agresive nga Kukësi por që nuk arrijnë të finalizohen në mënyrën më të mirë. Gjithçka ndryshon në minutën e 54-të, kur debutuesi Lorent Trashi, përmes një goditje të bukur, arrinë të mposhtë Halilin. Lushnja e sheh veten në avantazh, ndërsa Stadiumi "Roza Haxhiu" është i gjithi në festë për këtë sukses të madh.Deri në fund asgjë nuk ndryshon dhe Lushnja feston kështu fitoren e parë pas rikthimit në Superligë. Vlenë të theksohet një lojë e dobët e sulmuesit Popoviç që nuk është pëlqyer aspak nga trajneri shkodran. Debutuesit e Lushnjës e nisin mbarë, ndërsa Kukësi duket se ka ende punë në aspektin psikologjik pasi lojtarët si mungojnë.