Inter e mbyll me humbje, Roma me fitime

Inter përfundon periudhën e merkatos verore me humbje. Jo sa i përket përfitimeve në fushën e blertë, pasi për këtë ka kohë të gjykohet, por nga pikëpamja financiare. Klubi i drejtuar nga Massimo Moratti është ai që shënon edhe bilancin më negativ: vetëm 8 milionë euro të ardhura, përkundrejt 49 milionëve të shpenzuara vetëm në këtë merkato.Paraqiten më mirë Juve e Milan, respektivisht - 16 milionë euro dhe - 13,1 milionë euro, ndërkohë që Napoli është skuadra rekordmene e shpenzimeve, plot 85,5 milionë euro. Ndërkaq, Roma ka bilancin më pozitiv nga të gjithë: 32 milionë euro fitime.Studimet e bëra nga "Gazzetta dello Sport", zbulojnë disa nga karakteristikat kryesore të tratativave të ekipeve italiane. Sa i përket ekipeve të tjera, Lazio regjistron një humbje prej 10 milionë eurosh, ndërsa Fiorentina një fitim prej 4,7 milionë eurosh, kryesisht prej shitjes së Stevan Jovetiç te Manchester City.Specialistët në Itali kanë vlerësuar më shumë deri tani merkaton e Napolit dhe Fiorentinës me dy blerjet e mëdha të Gomez dhe të Higuain, ndërsa është vlerësuar shumë edhe blerja e Carlos Tevez nga Juventusi që deri tani ka treguar vlerat e një sulmuesi goli që Antonio Conte kishte nevojë. Inter nga ana tjetër është përforcuar me blerje të lojtarëve të rinjë, po sërish bilanci është tejet negative, nisur edhe nga merkatoja e dobët në dalje, ku i vetmi burim i fuqishëm financiar do të ishte shitja e Handanoviç.Kaq sa i përket financave të klubeve kryesore, pasi fusha do të tregojë me kalimin e kohës, se kush ka dalë më i fituar nga merkato e këtij viti.