Buffon: Është e veçantë të luash për kombëtaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2013, 10:05
Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, thotë se ai kurrë nuk mërzitet së luajturi për fanellën kombëtare.“Ka një ndjenjë krenarie kur ju përfaqësoni vendin tuaj. Ju e kuptoni këtë me kalimin e kohës, me pjekuri”.“Çdo paraqitje me ekipin kombëtar, nuk është vetëm një ndeshje, është diçka më shumë”, ka thënë Buffon.Italia nesër do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen kualifikuese për Kupën Botërore Brazili 2014.