Mashtrimi 40 milionë euro për Herreiran e Bilbaos
Propozimi 40 milionë eurosh për transferimin e mesfushorit spanjoll, Ander Herrera nga Athletic Bilbao, është zbuluar se ishte një mashtrim. Tre persona me kostume të zeza, që ishin paraqitur si përfaqësues zyrtarë të Manchester Unitedit, janë munduar të arrijnë marrëveshjen me skuadrën spanjolle."Tre persona u paraqitën në zyrat e La Ligës dhe për një orë të tërë u munduan të negociojnë marrëveshjen me Bilbaon për Herreran. Mirëpo, marrëveshja dështoi në orën 23:00", ka thënë një burim i gazetës spanjolle "Marca". "Më vonë erdhi konfirmimi zyrtar nga Manchester Unitedi se tre personat që mundoheshin të realizonin transferimin e Ander Herreras nuk ishin pjesë e klubit anglez, por thjesht mashtrues".Mashtruesit kishin insistuar se verën e shkuar me sukses kishin realizuar kalimin e Javi Martinezit te Bayern Muencheni nga Athletic Bilbao. Mirëpo, me vete nuk e kishin pasur as garancinë bankare, i cili do të mund të garantonte për transferimin e mesfushorit spanjoll."Ata tre persona kanë insistuar se ishin angazhuar nga Manchester United për ta realizuar këtë transferim, pas suksesit që e patën verën e shkuar me Javi Martinezin. Tregimin e tyre pothuajse askush nuk e besoi dhe kjo u konfirmua edhe nga Menju", shtoi burimi.Klubi spanjoll gjatë javës së shkuar pati refuzuar ofertën e Manchester Unitedit prej 30 milionë eurosh, pasi presidenti Jusu Urrutia, tha se klauzola e lirimit të Herreras është 40 milionë euro."Si duket ata dëshironin të përfitojnë para në kurriz të klubeve dhe futbollistit. Kjo është diçka shumë e keqe. Megjithatë, jam shumë i lumtur që Herrera edhe këtë edicion do të luajë te Bilbao", është shprehur presidenti i klubit, Urrutia.Megjithë këtë dështim, djajtë e kuq, ditën e fundit arritën të transferojnë mesfushorin belg, Maruane Fellaini, nga Evertoni.