Vincente Del Bosque: Casillas mbetet më i miri

Vincente Del Bosque, vazhdon të mbështesë fuqimisht portierin e Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, IkerCasillas, duke këmbëngulur se ai është ende numri 1 në Spanjë. Kapiteni i "Los Blancos", pavarësisht largimit të Jose Mourinhos dhe ardhjes së Carlo Ancelottit, e ka filluar sezonin e ri si rezervë e Diego Lopez.Casillas ende nuk ka luajtur në asnjë prej tri ndeshjeve të Realit në Primera Division, por sipas teknikut të Spanjës, 32-vjeçari është ende njeriu kryesor, kur vjen puna për portën e ekipit kombëtar."Iker Casillass do të më ketë gjithmonë nën anën e tij. Casillas është kapiteni dhe një pjesë e rëndësishme e kombëtares sonë", ka thënë për madrilenin. Ai është duke kaluar një periudhë të keqe dhe ka nevojë për përkrahjen e atyre që kanë respekt dhe admirim për kapitenin e kombëtares sonë. Kjo nuk është një situatë e rehatshme për të gjithë, por më së shumti ajo është e parehatshme për atë. Unë nuk  jam kundër askujt, vetëm se po shprehem në favor të Casillas", ka thënë për "AS", Vincente Del Bosque.Autori i 149 ndeshjeve me kombëtaren e Spanjës, Casillas, e ka humbur vendin e titullarit në Madrid që kur theu dorën në fillim të këtij viti. Por, mungesa e tij me klubin nuk e ka rrezikuar vendin e tij në ekipin kombëtar, por që duket se nuk do të ndryshojë as në vazhdim, pasi Del Bosque përsërit besimin e tij te kapiteni.