Shitjet e ndeshjeve: Mauri rrezikon burgun, Lacio -2 pikë

Për momentin janë vetëm thashetheme, por Stefano Mauri dhe Lacio janë realisht në rrezik të madh pas proçesit gjyqësor që do të filloj sërish. Përfshirja në dy trukimet e ndeshjeve mes Lacios dhe Xhenoas dhe Leçes me Lacion në vitin 2011 mund ti kushtojë shtrenjtë ish-kapitenit të bardhekaltërve. Skualifikimi me shumë mundësi do të rritet nga 6 në 10 muaj, ndërsa për mashtrim sportiv mund të rrezikojë edhe burg me tre vjet e 6 muaj.Pas ndërprerjes së vendimit nga Gjykata e Albitrazhit, proçesi do të rinisë sërish në Gjykatën e Apelit për fiksim të ndeshjeve dhe do të bëhet nga Gjykata Federale e Drejtësisë që do të fillojë punë nesër duke u mbledhur në Romë. Pas konfirmimit të pafajsisë së Benasit, Rosatiti, Milanetos dhe klubit të Xhenoas, si dhe përjashtimit të Ferreiros me 4 vjet e 6 muaj, gjykata u rezervua për të marrë një vendim për Maurin dhe Lacion. Vendimi i pazakontë hapi shumë debate në Itali, por tashmë do të hap sërish çështjen e Kremonës ndaj Stefano Maurit, që akuzohet nga Stefano Palaci. Ende nuk dihet nëse ka prova të reja që mund ta fajsojnë lojtarin e Lacios dhe klubin, por ngelet të shohim se çfarë do të rezervojnë seancat gjyqësore dhe a do t'ja hedh pak klubi i Lacios që krahas problemeve të shumta në kampionat, duhet të vuaj edhe problemet e së shkuarës.