10 yjet që refuzuan Manchester United

Një merkato për tu harruar. Kështu mund të quhet merkatoja që ka bërë gjatë kësaj vere kampionia e Premier League-s, Manchester United. Pasi mësoi emrin e trajnerit të ri, në përfundim të sezonit të shkuar dhe largimit të Sir Alex Ferguson, "Djajtë e Kuq" kërkuan të sillnin në Old Trafford shumë yje futbollit, por që në të vërtetë askush nuk përfundoi aty.Fabregas, Thiago Alcantara, Modriç, Ozil, madje edhe Cristiano Ronaldo u përfol për një rikthim te United, por askush prej tyre nuk preferoi skuadrën e David Moyes, kjo ndoshta edhe për shkak të shumave monetare. Fabregas ishte ëndrra më e madhe e trajnerit David Moyes, që e konsideronte spanjollin si lojtarin perfekt për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga largimi i Paul Schools, por mesfushori nuk u lejua të largohej nga Barcelona sepse Tata Martino e ka në planet e tij për sezonin e ri dhe duket se i ka rezervuar edhe një post titullari.Thiago Alcantara u përfol se do të ishte alternativa më e mirë në rast se nuk vinte Fabragas por edhe ky transferim dështoi, pasi në mes hyri edhe kampionia e Evropës, Bajerni i Mynihut që me Guardiolën në krye të stolit e kishte të lehtë të gjente një marrëveshje.Luka Modriç ishte synimi tjetër i djajve. Kroati është padyshim një ndër mesfushorët më të kompletuar që ka mjaft eksperiencë në Premier League po për Ançelotin ai ende mund të jap diçka për galaktikët ndaj nuk preferoi ta largojë.Ander Herreira është një çështje që ngjalli shumë polemika në fund pasi 3 persona tentuan ta blejnë në mënyrë të paligjshme. Oferta e United ka qenë zyrtare prej 30 milionë euro por për presidentin e baskëve kjo nuk mjafton pasi ai kërkonte plotë 40 milionë euro.Danielke de Rossi është një ndër emrat e fundit që kanë qarkulluar në skuadrën e David Moyes. Italiani është një mesfushor që garanton shumë cilësi por që nuk është i gatshëm të lërë Romën pasi atje është një hero i tifozerisë.Sami Kedira dhe Uesli Shnejder ishin dy emrat e tjerë të kërkuar por që nuk pati shumë kontakte me skuadrat e tyre. Holandezi ka qenë një dëshirë e vjetër që asnjëherë su realizua.Mesut Ozil, është padyshim një ndër emrat më prestigjoz të kërkuar nga United. Turkogjermani në fund zgjodhi Arsenalin për një shifër rekord transferimi për topçinjtë.Leiton Beins, ishte lojtari tjetër që u kërkua, ndërsa Garet Bejl duket se ishte thjeshtë një ëndërr, pasi djajtë nuk bënë asnjë lëvizje për ta blerë. Gjithësesi, "Djajtë e Kuq" duhet të kënaqen me blerjen e minutës së fundit, Marouane Fellaini, i cili kushtoi plot 27,5 milionë sterlina.