Milan shpall listën e Champions, harrohet Niang
Surprizat nuk kanë të sosur në shtëpinë Milanit. Pas transferimit të bujshëm të Kaka-s, drejtuesit e kuqezinjve duket se janë dehur nga lumturia, pasi kanë harruar në listën e përpiluar për Championsin, Mbaye Niang, i cili është harruar jashtë ndërsa në vendin e tij është Pazzini që është i dëmtuar.Milani ka shpallur listën përfundimtare të Champions League, për fazën e grupeve të këtij edicioni, ku spikat pikërisht lënia jashtë e djaloshit me origjinë nga Senegali, që në takimin e 12-Marsit, në fazën e 1/8, kur skuadra e tij po humbte 1-0, shpërdoroi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, rast i cili më pas rezultoi fatal, sepse vetëm pak çaste më vonë, Lionel Messi, shënoi edhe golin e dytë për katalanasit.Por kjo duket se nuk është arsyeja, siç raporton “Sportmediaset” në Itali. Në listën e lojtarëve që janë thirrur nuk kanë harruar edhe Kaka dhe Matri që janë dy blerjet e fundit të Alegrit. Në listën me 25 emra, bën përshtypje emri i mesfushorit slloven Valter Birsa, ndërsa e shikon veten jashtë fazës së grupeve Riccardo Saponara, që nuk është ingranuar ende siç duhet në ekip, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar, si dhe 28-vjeçari nga Mali, Bakaye Traore.Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin H, ku përveç Barcelonës në të do të ishte edhe Ajax Amsterdam e Celtic Glasgoë. Takimi i parë për Milanin do të jetë më 18-Shtator, në San Siro klubit skocez, ndërsa duelet me Barcelonën janë programuar më datat 22-Tetor e 6-Nëntor, respektivisht në “Meazza” dhe “Camp Nou”. Alegrit, deri atëherë i duhet shumë punë për të ndërtuar një skuadër të denjë për ti bërë ballë blaugranëve.