Arsenali shpërthen në fund, blen Ozil për 50 milionë euro
Orët e fundit të merkatos kanë qenë të arta edhe për Arsenalin, i cili më në fund ka bërë edhe lëvizjen e madhe duke blerë yllin Mesut Ozil, nga Reali i Madridit.Topçinjtë arritën të gjejnë një marrëveshje me mesfushorin turko-gjerman dhe me klubin galaktikë për një shifër të frikshme prej 50 milionë eurosh, që rrallë herë ndodh të shpenzohet nga Arsenali. Deri tani, në historinë e tyre shifra rekord e transferimit ishte blerja e Arshavin nga Zeniti po diçka ka ndryshuar në mendjen e Venger në orët e fundit të merkatos. Ozil shndërrohet kështu automatikisht në blerjen më të shtrenjtë të Arsenalit duke kaluar me plot 32 milionë euro atë të Arshavin, por gjithashtu pas startit të mirë të kampionatit është një sinjal i qartë për rivalët e tyre në Premier League se këtë herë Arsene Venger ka ndryshuar strategji dhe nuk ka më ndër mendë t'i kursejë para klubit.Tifozëve të Arsenalit u është dashur plotë 8 vite të durojnë mosfitimin e asnjë trofeu, ndërsa tani kanë ringjallur shpresat për një të tillë pas këtij transferimi dhe lojës së skaudrës në javët e fundit. Venger përfitoi edhe nga blerja e shtrenjtë dhe më e fundit e Realit, ajo e Gareth Bale, për t'i shkëputur madrilenëve një lojtar që mbërriti në klubin mbretëror me shumë bujë, por që në fakt nuk dha rezultatet duhura. Pritshmëritë për mesfushorin me origjinë gjermane në kryeqytet ishin shumë të larta, megjithatë pas transferimit të tij nga Verder Bremen për shumën e 15 milionë Eurove, Ozil zhvilloi 155 takime gjithseëj për Realin, 105 prej tyre në Primera Division, ku 24-vjeçari nga Gelsenkirchen shënoi 19 herë.Përpara 24-vjeçarit gjerman, Venger dështoi për të sjellë në Londër Luis Suarez e Gonzalo Higuain, ndërsa blerjet e vetme të topçinjve deri në këtë pikë të sezonit ishin ato të francezëve Mathieu Flamini si dhe sulmuesit 20-vjeçar, Yaya Sanogo. Çudia ndodhi me një transferim kaq të kushtueshëm, tani të presim çmenduritë e radhës së Venger që është thinjur nga dështimet këto vite.