Liverpul zyrtarizon edhe 3 blerje
Mamadou Sakho edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Liverpulit. Redsat kanë arritur ta sigurojnë atë për 17 milionë euro."Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë do të doja ti falënderoja të gjithë për mikëpritjen. Unë kam ardhur këtu pasi më ka interesuar projekti i Liverpulit dhe po pres me padurim të luaj ndeshjen time të parë", ka deklaruar 23-vjeçari.Sulmuesi francez ka thënë se me Liverpoolin synonë të luaj në Ligën e Kampionëve, aty ku të gjitha klubet e Evropës dëshirojnë të luajnë.Ndërkohë, Liverpool ka konfirmuar edhe transferimin e Victor Moses. Ky i fundit erdhi në formë huazimi nga Chelsea, deri në fund të sezonit."Jam shumë i kënaqur që jam huazuar te një klub i madh si Liverpool. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të jem profesionist dhe të përpiqem të bëj gjithçka për këtë", ka theksuar Moses, i cili synon një vend në katër pocizionet e para me Liverpoolin në Premier ligë.Gjithashtu, Liverpool ka konfirmuar edhe transferimin e Tiago Ilorit nga Sportingu.I kënaqur me tre transferimet e reja është shfaqur edhe trajneri i redsave që i ka vlerësuar të tre lojtarët dhe në veçanti ka vlerësuar blerjen e Moeses që e ka stërvitur edhe më parë.Me këto blerje, Liverpul duket se po investon gjithmonë e më shumë për të ardhmen.