Bale flet si galaktik, Reali kthehet në minierë ari
Në Madrid nuk ka mbërritur vetëm një futbollist klasi por një minierë e vërtetë ari. Mediat spanjolle raportojnë se nga shitja e bluzave të uellsjanit mund të përfitohen shuma marramendëse. Kështu mendohet se këtë sezon do të shiten rreth 490 mijë bluza në të gjithë botën, ndërsa vetë lojtari ka një kontratë 2.5 milionë euro për shitjen e bluzave duke i shtuar shifrën prej 15 milionë euro që do përfitojë, shifrat që arrinë të përfitojë janë të frikshme.Shitja e bluzave me numrin 11 me Realin ka filluar që më 15 Gusht ku doli në Spanjë dhe në shumë dyqane të Spanjës dhe Evropës. Ndërkohë drejtori i shitjeve M & C Saatchi, Steve Marton tha se Bejl nuk është një ndër lojtarët që e shfrytëzon shumë imazhin e tij për të arritur përfitime. Sipas tij në listën e lojtarëve që shesin më shumë bluza janë Van Persi, Torres dhe Kazorla në Angli por kjo ka qenë vetëm në ishullin britanik pasi imazhi i tij tashmë duket se do të sjellë kontrata me prestigjoze.Pas prezantimit në mesditën e së djeshme, uellsiani, i cili u ble nga Tottenham për 100 milionë euro falenderoi drejtuesit e klubit dhe tifozët për mikpritjen."Shpresoj të jap kontributin tim në fitimin e Champions-it të dhjetë. Është një ëndërr që bëhet realitet. Faleminderit për mikpritjen", tha uellsiani para se të pozonte me fanellën me numër 11.Bejl nuk ngeli pa vlerësuar edhe Kristiano Ronaldon të cilin e quajti si një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe një arsye më shumë se pse ka zgjedhur Madridin. Ai ka premtuar se do të japë 100 për qind në çdo ndeshje që do të zhvillojë me Realin.