Merkatoja e nxehtë në këtë verë
Merkatoja e këtij sezoni ka qenë në një nivel shumë të lartë me lëvizje shumë të mëdha dhe me shifra stratosferike.Gareth Bale, Ricardo Kaka, Kozak, pa përjashtuar dhe transferimin e orës së fundit të Mesut Ozil nga Reali Madridit te Arsenali, ishin lëvizjet e fundit të një merkatoje që mund të konsiderohet si e çmendur. Në mesin e një krize të madhe që ka pushtuar gjithë Evropën, shumë skuadra të mëdha nuk e patën të vështirë të hapin thesin për të bërë lëvizje të mëdha.Sa i përket stolit të drejtimit, Bajerni i Mynihut zëvendësoi super trajnerin Hejkens me Guardiolën që ishte - pa punë për një sezon. Murinjo ju rikthye dashurisë së vjetër, Cheslea, për të kërkuar trofe të tjerë me këtë skuadër. Reali i Madridit mori një ekspert si Ançeloti për të kërkuar të fitoj Championsin. PSG mori Lorent Blank ndërsa në Itali, Romën e mori Garsia, Interin një ekspert si Maxarri. Pas nuk qëndroi as Napoli që siguroi Benitezin për të ndërtuar një ekip që do synojë titullin.Ndërkohë që kjo verë solli dhe ndryshimin e madh në një stol legjendar, që jo rastësisht e lamë për në fund, atë të Manchester Junajtid. Pas më shumë se 2 dekadash, Alex Ferguson u largua nga Djajtë e Kuq duke lënë trashëgiminë për një tjetër skocez si David Moyes.Gjithsesi shifrat e çmendura xhiruan në tregun e futbollistëve. E fundit ajo e Mesut Ozil, që la Realin, ku u afrua Bale për Arsenalin. Por turko-gjermani nuk ishte largimi vetëm nga Madridi, pasi dhe Higuain bëri lëvizjen e madhe drejt Napolit për shifrën e 35 milion Eurove. Para të cilat klubi jugor i nxori nga transferimi Cavanit në Paris për 64 milion Euro. Franca bëri sërish bujë në merkato dhe falë afrimit të miliarderit rus, Ribolovlev që shpenzoi plot 166 milion Euro për blerjen e lojtarëve, si Falcao, Abidal, Carvalho, Rodriguez apo Toulalan. Në Spanjë përvec Realit, që afroi Bale, spikati dhe Barcelona me afrimin e Neymar nga Santosi për 57 milion Euro, ndërkohë që u largua David Villa që gjeti një derë të hapur te Atletico Madridi.Në Gjermani, lëvizja më e madhe e verës është "tradhëtia" sic e konsiderojnë tifozët e Dortmundit, të Mario Goetzes që zgjodhi të vazhdojë karrierën te Bajerni Mynihut, ndërsa vetë verdhezinjtë preferuan të afronin Mkihtarian nga Shaktar Donetsk. Në Itali Juventusi gjeti jo një por dy top player-a si Tevez dhe Llorente, ndërkohë goditi edhe në mbrotje me Ogbona. Te skuadrat e tjera spikati dhe Roma me afrimin e Ljajic, ndërsa Jovetic braktisi Fiorentinën për Manchester City, por tifozët vjollcë u ngushëlluan shpejt pasi erdhi një Kampion i trefishtë si Mario Gomez me Bajernin.