Van der Vaart paralajmëron Balen

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, beson se Real Madridi pagoi shumw duke harxhuar 100 milionë euro për Gareth Bale.Van der Vaart harxhoi dy vite te Madridi, por herë ishte startues e herë rezervë, veçanërisht në sezonin e tij të fundit, dhe beson se Bale duhet të adaptohet me pritjet e mëdha.“100 milionë euro është ca si shumë. Ju duhet të pyesni veten nëse një lojtar vlen aq para. Ne kemi luajtur me të, por unë nuk shoh se ai vlente 100 milionë. Ai u zhvillua shumë mirë, por ende ka nevojë të dëshmojë se vlen te Reali”.“E njoh Bale si një djalosh të mirë dhe të këndshëm, prandaj mendoj se ai do të përshtatej më së miri në Angli. Një klub si Real Madridi është ndryshe dhe ka shumë presion atje. Por, ndoshta ai mund ta befasojë  te Reali”, ka thënë Van der Vaart.